Bojkoti i mësimit nga studentët dhe pedagogët, Rama: Gjuhën e forcës dhe të imponimit nuk e njoh, dua liri dhe dialog
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në konferencë për mediat foli edhe lidhur me bojkotin e mësimit nga studentët dhe pedagogët. Rama e ka cilësuar bojkotin e mësimit si një akt të papranueshëm që cenon lirinë e atyre që duan të studiojnë.
Kreu i qeverisë ka paralajmëruar ndërhyrje në ligjin përkatës, duke bërë të qartë se liria nuk mund të kthehet në arbitraritet dhe imponim.
“I papranueshëm është bojkoti i mësimit. Do të ndërhyjmë në ligjin përkatës. Tjetër është liria, tjetër është arbitrariteti dhe imponimi ndaj atyre që duan të bëjnë mësim.
Jam i vetëdijshëm për sfidat tuaja. Unë gjuhën e forcës, të imponimit dhe të dhunës nuk e njoh, dhe qytetërimin, traditën shqiptare të radhës në të folur, apo normat e bashkëjetesës demokratike nuk i negocioj me askënd.
Ejani të ulemi, ku të doni dhe kur të doni, për ato që mendoni se ne duhet të bëjmë më shumë dhe që unë duhet të bëj më mirë për ju, për universitetin dhe për Shqipërinë, po të doni.
Unë i dëgjova ata më shumë se kushdo tjetër. Kryefjala e tyre ishte që në ditën e parë: ‘Nuk ka dialog, jep dorëheqjen’. Por idetë nuk arrita t’i shqyrtoja dot në atë kakofoni”, tha ai.
Pas Ekonomikut, studentët futen në Fakultetin e Drejtësisë dhe ndërpresin mësimin (VIDEO)
Berisha: Ata që thonë se të gjithë janë njëlloj duan të vrasin shpresën, por duan të vrasin edhe votën
Rama për protestat: Nuk mund të sulmohet shteti me gurë e flakë, një turmë nuk mund të na imponohet
- 13:45 Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga nafta, çmimi ulet me 32 lekë në pompë
- 13:43 Pas Ekonomikut, studentët futen në Fakultetin e Drejtësisë dhe ndërpresin mësimin (VIDEO)
- 13:40 Buxheti 2027! Rama: Do dyfishohen pensionet
- 13:35 Berisha: Ata që thonë se të gjithë janë njëlloj duan të vrasin shpresën, por duan të vrasin edhe votën
- 13:35 Rama për protestat: Nuk mund të sulmohet shteti me gurë e flakë, një turmë nuk mund të na imponohet
- 13:30 Protesta e 25 tetorit, gjykata cakton masat për 9 të arrestuarit