Qeveria po shqyrton transferimin e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës dhe benzinës, pas 15 vitesh nga vendosja e saj. Ndryshimi pritet të përfshihet në paketën fiskale të vitit 2027. Aktualisht, taksa e qarkullimit është 27 lekë për litër, ndërsa mbi të aplikohet edhe TVSH-ja prej 20%. Heqja e saj do të krijonte mundësinë për një ulje teorike të çmimit final deri në 32,4 lekë për litër, por efekti real do të varet nga fakti nëse kjo ulje do të reflektohet plotësisht në çmimet e shitjes.