AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK dërgon për gjykim një të akuzuar për trafik armësh

SPAK e akuzon Eugert Sinon si drejtues dhe financues të një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në trafikimin e armëve dhe municioneve.

Edmond HoxhajEdmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
spak e1771523302580
Një efektiv policie në derën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Tiranë. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të mërkurën më 28 tetor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të Eugert Sinos, i akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari trafikun e armëve.

“Ka rezultuar e provuar se i pandehuri Eugert Sino, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë arritur të sigurojnë një sasi të konsiderueshme armësh zjarri; 5 armë të gjata/sniper, 6 armë automatike, 12 pistoleta, 17 krehër të tjera, 4 tyta armësh, si dhe sasinë prej 7820 copë fishekësh luftarakë të kalibrave të ndryshme”, citohet në njoftim, si dhe bëhet me dije se, sipas akt-ekspertimeve ka rezultuar se armët e zjarrit dhe municionet luftarake janë në gjendje të rregullt teknike dhe mund realizojnë qitje. SPAK vlerëson se i pandehuri Sino ka pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

SPAK ka ndarë aktet e procedimit penal në ngarkim të Sinos, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij.

I pandehuri Eugert Sino akuzohet për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në automjete, në mjedise publike, si dhe në sasi të mëdha, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas prokurorisë, hetimet janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë kosovare, prej nga dyshohet të jenë tranzituar armët drejt Shqipërisë.

Sino u arrestua në tetor të vitit 2025, pasi në furgonin e tij u gjetën dhe u sekuestrua arsenali i armëve dhe municioneve. Furgoni ku u gjetën armët ndodhej i parkuar prej rreth një muaji në një rrugë dytësore, pranë rrugës “Myslym Shyri”.

 

Etiketa: Eugert SinoGrup i strukturuar kriminalSPAKTrafiku i Armeve
spak e1771523302580

SPAK dërgon për gjykim një të akuzuar për trafik armësh

13:52 | 28/10/2026
cover v1 1

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

11:22 | 28/10/2026
policia 2

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

07:33 | 28/10/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal

15:43 | 27/10/2026
Letër nga Brukseli: A po ndihet një erë optimizmi në “dhomën e pritjes” të BE-së?

Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike

06:45 | 27/10/2026
whatsapp image 2026 10 13 at 7.20.12 pm

Policia bën një hap pas për bllokimin e telefonave dhe trajtimin e të miturve në protestë

16:14 | 26/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.