E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 minuta më parë
Politikë

U transferua në paraburgimin e Fierit, reagon Veliaj: Nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor”

Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, duke pretenduar se nuk është njohur me aktin zyrtar dhe arsyet ligjore të këtij vendimi.

Në reagimin e tij, Veliaj shprehet se punonjës të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur sot në IEVP Durrës për ta transferuar në Fier.

Reklamë

Sipas tij, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga vetë ai dhe avokati i tij për t’u njohur me dokumentin që urdhëron transferimin, kërkesa është refuzuar.

Veliaj:

Reklamë

DEKLARATË PËR SHTYP E KRYEBASHKIAKUT ERION VELIAJ:

Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.

Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.

Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.

I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.

Erion Veliaj

IEVP Durrës, 28 tetor 2026

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.