Prezantuesja italiane e sportit, Diletta Leotta, ka ndarë në Instagram një seri fotografish nga ditët e fundit, ku vëmendjen e ka marrë kombinimi i saj elegant me një fustan të zi klasik, të cilin e ka plotësuar me aksesorë të artë dhe detaje në ngjyrë bruz.

Leotta ka zgjedhur një fustan të zi të ngushtë, me dekolte katrore, rripa të gjerë dhe gjatësi deri te gjunjët.


Ky model mbetet një nga zgjedhjet më të sigurta në modë, pasi është i thjeshtë, elegant dhe përshtatet lehtësisht me raste të ndryshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Për ta bërë pamjen më të veçantë, ajo ka kombinuar fustanin me një varëse të artë me hallka të mëdha dhe rruaza bruz, byzylyk dhe vathë të gjatë në të njëjtin stil.

Kombinimin e ka përfunduar me këpucë elegante prej sateni në ngjyrë bruz, duke dëshmuar se edhe një detaj i vetëm me ngjyrë mund t’i japë freski një veshjeje klasike.

Sa i përket flokëve dhe grimit, prezantuesja ka ruajtur një stil të thjeshtë dhe të rafinuar, me flokë të gjatë biondë të valëzuar lehtë, qerpikë të theksuar dhe buzëkuq me nuancë natyrale.

Foto: Screenshot/Instagram

Në disa prej fotografive, Leotta shfaqet në studion e DAZN-it, ku punon si prezantuese, ndërsa në të tjera pozon e relaksuar në dhomën e grimit.

Ajo ka ndarë gjithashtu pamje nga udhëtimi me tren të shpejtë, ku kishte veshur një xhaketë lëkure në ngjyrë të kuqe të errët, bluzë të bardhë dhe xhinse të errëta, si dhe një perëndim dielli mbi qytetin e Milanos.

Krahas momenteve nga puna dhe përditshmëria, Leotta ka përfshirë edhe pamje familjare nga shtëpia, ku shfaqen bashkëshorti i saj, portieri gjerman Loris Karius, dhe fëmijët e tyre.

Me këtë postim, ajo ka ndërthurur stilin, jetën profesionale dhe çastet e ngrohta familjare. /Telegrafi/