• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Kujdes nga videot e falsifikuara me Inteligjencë Artificiale, reklamojnë barna dhe kura të rreme, me rrezikshmëri të lartë…

by A. Q
28/10/2026 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kohët e fundit, në rrjetet sociale, po qarkullojnë video të falsifikuara me inteligjencë artificiale, ku mjekut dhe gazetarit të njohur, Flamur Topi, i atribuohen deklarata dhe rekomandime për produkte shëndetësore të rrezikshme për shëndetin dhe jetën, që ai nuk i ka bërë kurrë!..

Përveç dezinformimit dhe rrezikut për shëndetin publik, këto reklama mund t’i ekspozojnë qytetarët edhe ndaj mashtrimeve financiare dhe vjedhjes së të dhënave bankare!

Një rast shqetësues ky, i keqpërdorimit të inteligjencës artificiale, mrekullisë mahnitëse të shekullit, e cila po përhapet masivisht në rrjetet sociale shqiptare, pikërisht sepse në qendër të këtij dezinformimi të rëndë, është Dr. Flamur Topi, mjek, gazetar dhe themelues i emisionit të njohur televiziv “Trupi dhe Shëndeti”, programi më jetëgjatë në historinë e televizionit shqiptar dhe atij botëror! (që nga 10 prilli 1961)

Në Facebook, po qarkullojnë video të falsifikuara, ku Dr. Topi paraqitet sikur rekomandon barna, preparate apo kura të ndryshme për probleme shëndetësore, veçanërisht për sëmundjet e prostatës, kyçeve, etj.

Videot janë të manipuluara dhe deklaratat që i atribuohen mjekut janë të pavërteta.

Dr. Flamur Topi nuk i ka bërë kurrë këto rekomandime, qoftë edhe një herë të vetme në qindra-mijërat e emisioneve të transmetuara, pa asnjë javë ndërprerje, gjatë 65 viteve në Radio Televizionin Publik Shqiptar!

Videot janë krijuar, duke marrë në Arkivin e pasur të RTSH-së pamje autentike nga episode të vjetra të emisionit “Trupi dhe Shëndeti” dhe, duke zëvendësuar zërin origjinal të mjekut, më se të veçantë, me një zë të gjeneruar mjeshtërisht përmes inteligjencës artificiale, por sidoqoftë të dallueshëm qartë nga të gjithë ata që e kanë njohur nga afër, ose kanë ndjekur besnikërisht në dekada të tëra, emisionet e tij të transmetuara, gjithnjë e gjithnjë, nga Radio Televizioni Kombëtar!…

Madje, nëse dëgjohen me vëmendje, dallohen edhe karakteristikat artificiale të zërit, të cilat nuk përputhen me mënyrën natyrale dhe origjinale të të folurit të Dr. Topit!…

Pamje të vjetra televizive dhe zë i falsifikuar

Personat që kanë krijuar këto video kanë përdorur pamje të regjistruara shumë vite më parë, kur Dr. Flamur Topi ishte më i ri.

Këto pamje janë shkëputur nga konteksti i tyre origjinal dhe janë shoqëruar me deklarata të fabrikuara, për të krijuar përshtypjen e rreme se mjeku po promovon produkte të caktuara farmaceutike…

Duhet sqaruar se Dr. Flamur Topi, që nga viti 2020, nuk është më drejtuesi aktual i emisionit “Trupi dhe Shëndeti”. Programi, që vazhdon transmetimin në RTSH, drejtohet sot nga i biri, Dr. Ilir Topi.

Pikërisht, njohja dhe besueshmëria që figura e Dr. Flamur Topit ka krijuar ndër breza, po shfrytëzohen në mënyrë abuzive, për t’u dhënë kredibilitet këtyre reklamave mashtruese!….

65 vite në ekran, asnjë reklamë për barna!

Një fakt thelbësor, që duhet theksuar, është se gjatë 65 viteve të historisë së tij, emisioni “Trupi dhe Shëndeti” nuk ka bërë asnjëherë reklamë për barna apo preparate mjekësore!…

Që prej transmetimit të parë, më 10 prill 1961, programi ka pasur si mision edukimin shëndetësor të publikut, informimin mbi sëmundjet, parandalimin dhe promovimin e një jetese të shëndetshme.

Për këtë arsye, çdo video që paraqet Dr. Flamur Topin, duke reklamuar barna, preparate apo kura të supozuara është e falsifikuar dhe nuk ka asnjë lidhje me mjekun apo emisionin “Trupi dhe Shëndeti”.

As Dr. Flamur Topi dhe as drejtuesit aktualë të emisionit nuk kanë autorizuar përdorimin e figurës, zërit apo materialeve televizive për promovimin e këtyre produkteve!…

Rrezik për shëndetin dhe të dhënat bankare

Mashtrimi nuk kufizohet vetëm te përhapja e informacioneve të rreme shëndetësore.

Videot publikohen nga faqe me emra të panjohur ose të rremë, të cilat shpesh nuk mund të aksesohen normalisht nga përdoruesit.

Ato shoqërohen me lidhje drejt faqeve të jashtme, ku qytetarët nxiten të blejnë produkte të reklamuara si kura për sëmundje të ndryshme.

Përmes këtyre reklamave, qytetarët mashtrohen, duke u paraqitur rekomandime mjekësore të fabrikuara si deklarata autentike të një mjeku të njohur…

Një rrezik tjetër serioz është mundësia që këto faqe të përdoren edhe për mbledhjen e të dhënave personale dhe bankare të përdoruesve, nën pretekstin e porositjes së produkteve!

Qytetarët duhet të shmangin çdo pagesë apo dhënie të të dhënave bankare në këto faqe.

Paralajmërim i prerë nga “Trupi dhe Shëndeti”

Drejtuesit e emisionit “Trupi dhe Shëndeti” u bëjnë thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.

Çdo bar, preparat apo kurë që reklamohet në këto video, duke përdorur figurën dhe zërin e falsifikuar të Dr. Flamur Topit, nuk rekomandohet prej tij dhe nuk ka asnjë lidhje me emisionin “Trupi dhe Shëndeti”!

Përkundrazi, qytetarëve u rekomandohet shprehimisht të mos blejnë asnjë prej produkteve të promovuara në këto video mashtruese!…

Asnjë prej deklaratave të fabrikuara nuk duhet të konsiderohet këshillë mjekësore.

Përdorimi i inteligjencës artificiale për të falsifikuar deklaratat e një mjeku nuk është thjesht cenim i figurës dhe reputacionit të tij profesional. Ai përbën një formë të rrezikshme dezinformimi, që mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin dhe sigurinë financiare të qytetarëve.

Emisioni “Trupi dhe Shëndeti” distancohet plotësisht nga këto materiale, dënon keqpërdorimin e figurës së themeluesit të tij dhe kërkon ndërhyrjen e platformave të rrjeteve sociale, për heqjen e videove të falsifikuara dhe marrjen e masave ndaj personave përgjegjës.

Mesazhi për publikun është i qartë: Videot ku Dr. Flamur Topi reklamon barna dhe kura të supozuara janë të falsifikuara. Mos u besoni, mos blini produktet që promovohen në to dhe mos jepni të dhënat tuaja personale apo bankare.

Në një kohë kur inteligjenca artificiale mund të imitojë fytyrën dhe zërin e kujtdo, keqpërdorimi i figurës së një mjeku të njohur, për të shitur produkte shëndetësore, përbën një kërcënim serioz për besimin e publikut dhe sigurinë e qytetarëve.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes nga videot e falsifikuara me Inteligjencë Artificiale, reklamojnë barna dhe kura të rreme, me rrezikshmëri të lartë…

Kujdes nga videot e falsifikuara me Inteligjencë Artificiale, reklamojnë barna dhe kura të rreme, me rrezikshmëri të lartë…

October 28, 2026
Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja e 2 trenave në Spanjë

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja e 2 trenave në Spanjë

October 28, 2026
U mor i pandehur, Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Jam ndarë dhunshëm nga djali, familja dhe qyteti që dua

Transferimi në Fier, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, nuk më tregojnë urdhrin! Kërkoj ndërhyrje urgjente

October 28, 2026
Rama zbulon planin e ri fiskal: Nga TVSH-ja më e ulët për 54 produkte bazë te taksat për të pasurit

Rama zbulon planin e ri fiskal: Nga TVSH-ja më e ulët për 54 produkte bazë te taksat për të pasurit

October 28, 2026
Protestat, Rama: S’mund të flasin në emër të popullit! Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës

Protestat, Rama: S’mund të flasin në emër të popullit! Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës

October 28, 2026
“A mund të na imponohet një turmë agresive?!”, Rama: Po pengohen njerëzit të lëvizin lirisht në qytet

“A mund të na imponohet një turmë agresive?!”, Rama: Po pengohen njerëzit të lëvizin lirisht në qytet

October 28, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

“Berisha në burg” ndez përplasjen/ Kreu i PD sulmon organizatorët e protestave: Horra dhe puthadorë të qeverisë!

October 28, 2026
Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve, pranon kërkesën e Shoqatës Antikorrupsion

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve, pranon kërkesën e Shoqatës Antikorrupsion

October 28, 2026
Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

October 28, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron shpreh solidaritetin me Spanjën pas aksidentit të rëndë hekurudhor me 39 viktima

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In