Revolta studentore kundër qeverisë/ Rama: Do të rri në krye të detyrës deri në fund të kontratës që kam me qytetarët!

Përmes një deklarate, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestat studentore, duke deklaruar se do të qëndrojë në krye të detyrës deri në ditën e fundit të mandatit.

Rama theksoi se nuk do të tërhiqet nga përgjegjësitë e tij dhe se mandati i besuar nga qytetarët nuk nënkupton se duhet t’u shkojë pas avazit atyre që pretendojnë se janë studentë.

Të lidhura

None found

“Unë jam dhe do të jem në krye të detyrës sime deri në ditën e fundit të kontratës me njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë që ma kanë besuar këtë detyrë për të bërë çmos për këtë vend të bekuar dhe jo për të shkuar pas avazit të atyre që thonë jemi studentë dhe shkulin gurë”, deklaroi Rama.

Rama foli edhe për Paketën e re Fiskale, duke thënë se kur mori mandatin e katërt, kishte premtuar që shqiptarët të përfitonin më shumë nga rritja ekonomike.

Sipas tij, çdo vit është rritur volumi i shpërndarjes së fondeve dhe i shërbimeve sociale.

“Të nderuar bashkëqytetarë dhe të gjithë ju që skeni lidhje me dhunën dhe që e refuzoni dhunën si një mjet të shprehjes së pakënaqësinë, por edhe të gjithë ju që në këto ditë të vështira nuk keni munguar së treguar mbështetjen dhe solidaritetin tuaj, jo për mua, por për misionin që nuk mund dhe duhet të dalët. E kam thënë kur mora mandatin e katërt që shqiptarët të marrin më shumë nga rritja ekonomike. Çdo vit kemi rritur volumin e shpërndarjes dhe shërbime sociale. Në këtë rishpërndarje, rritja e pensioneve të dyshifiohet në çdo vit pasardhës, Jam shumë i vetëdijshëm për presionin e rritur të kostos së jetës për familjet e zakonshme…”,– tha Rama ndër të tjera.


Shtuar më 28.10.2026 14:05

Quantcast