Kylian Mbappe turpëron Realin e Madridit/ Klubi ‘mbretëror’ detyrohet t’i kërkojë falje zyrtare Kinës
Real Madrid ka reaguar zyrtarisht pas polemikave të shkaktuara nga deklaratat e Kylian Mbappe, duke i kërkuar falje popullit kinez për shqetësimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e sulmuesit francez. Klubi madrilen ka theksuar respektin për Kinën, kulturën dhe qytetarët e saj, si dhe për miliona tifozët kinezë të Los Blancos.
Përmes një komunikate zyrtare, gjigantët spanjollë janë distancuar nga çdo keqkuptim që mund të ketë lindur pas komenteve të futbollistit, duke iu bashkuar gjithashtu kërkimfaljes publike të vetë Mbappé.
“Real Madrid dëshiron t’i shprehë ndjesën popullit kinez për shqetësimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e fundit të lojtarit tonë, Kylian Mbappé”, thuhet në deklaratën e klubit.
Më tej, Real Madridi nënvizon se ka një respekt të thellë për Kinën, historinë, kulturën dhe qytetarët e saj, duke vlerësuar edhe mbështetjen e miliona tifozëve që ndjekin klubin në këtë vend.
Klubi madrilen ka theksuar gjithashtu se i bashkohet ndjesës së shprehur nga sulmuesi francez, i cili ka shprehur keqardhjen për fjalët e tij dhe ka riafirmuar respektin për popullin kinez.
Në përfundim të komunikatës, klubi spanjoll ka riafirmuar angazhimin ndaj vlerave të respektit, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes kulturave.
“Real Madrid riafirmon përkushtimin e tij ndaj vlerave të respektit, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes kulturave, si dhe shpreh dëshirën për të vazhduar forcimin e lidhjeve të miqësisë dhe dashurisë që e bashkojnë me Kinën dhe qytetarët e saj”, thekson klubi.
Reagimi zyrtar vjen në një moment delikat për imazhin e Mbappé në tregun kinez, ku komentet e tij kanë shkaktuar polemika. Për Real Madridin, kërkimfalja përbën një përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të mbrojtur marrëdhëniet me një komunitet të madh tifozësh në Azi.




