Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale pas transferimit të tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke e cilësuar veprimin si “rrëmbim policor”.
Veliaj shkruan në reagim se ka kundërshtuar transferimin e tij drejt Fierit, ndërkohë që nuk iu dha asnjë arsye lidhur me këtë.
Ai pretendon se nuk iu vu në dispozicion akti ligjor dhe kërkon ndërhyrjen urgjente të Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Veliaj deklaron se nuk ka dhënë pëlqimin për transferimin dhe kundërshton mënyrën se si po realizohet, duke e cilësuar atë si të munguar në transparencë. Ai u ka bërë thirrje publike Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit që të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi, të cilin e cilëson politik.
Deklarata e plotë e Erion Veliajt:
Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.
Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.
Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.
Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.
I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.”
Erion Veliaj
IEVP Durrës, 28 tetor 2026
© SYRI.net
Kreu i PL takim me dy deputetët e PS/ Meta: U paraqita shkeljet e rënda ligjore të procesit penal!
Berisha: Çdo opozitar duhet të bashkohet, por nuk lejojmë Jagot e Flamingove të përvetësojnë protestën
Berisha: Iku koha kur Enver Hoxha i caktonte kryetarët e partive, ata që e thonë këtë gjë sot janë llumi i llumit