Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Veliaj e ka cilësuar transferimin e tij drejt Fierit si një trasnferim politik, pa marrë pëlqimin e tij. Ai thekson se duke mos u njohur më herët me aktin, për të ky veprim përbën një rrëmbim policor që po i bëhet kryebashkiakut të Tiranës.
Kreu i Bashkisë Tiranë i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut, Avokatit të Popullit, Endri Shabani dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit që të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar arsyet dhe shkaqet e këtij trasnferimi.
Reagimi i Veliajt:
Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.
Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.
Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.
Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.
I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.
Erion Veliaj
IEVP Durrës, 28 tetor 2026
Lajmi kryesor:
Në qeli prej shkurtit të kaluar, Veliaj transferohet nga Durrësi në Fier, nuk dihet motivi! Kryebashkiaku: Rrëmbim policor! S’më treguan urdhrin e burgjeve (VIDEO)









