Kurti, kritika drejtësisë pas në Pejë: Reformimi i drejtësisë, urgjencë kombëtare, institucionet të japin llogari

Kosovë | 9 minuta më parë

Vrasja e 49-vjeçares Arlinda Zekajt në Pejë, e cila kishte kërkuar mbrojtje institucionale duke e paralajmëruar shtetin për tragjedinë, ka bërë që kryeministri Albin Kurti të kritikojë ashpër sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke akuzuar se shpesh ai është në anën e të fortit. Në mbledhjen e qeverisë, ai u kërkoi ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme një raport të detajuar mbi punën e zinxhirit të institucioneve përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë.

“Arlinda Zekaj u vra të dielën në mbrëmje nga kunati i saj, i cili u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit. Vetëm tri ditë para vrasjes, 49-vjeçarja u ishte drejtuar institucioneve për të paralajmëruar për rrezikun me të cilin po përballej. Zekajt, e cila është gruaja e tetë që vritet në Kosovë gjatë këtij viti dhe e 67 që nga viti 2010”, tha Kurti.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti u ndal edhe tek zgjedhjet në Serbi, ku theksoi se “Koalicioni Shqiptar” ka arritur rezultatin më të lartë që nga viti 2000. “ Ky rezultat është dëshmi e rëndësisë së bashkimit të subjekteve politike shqiptare, pavarësisht dallimeve mes tyre.” – theksoi ai. Kreu i qeverisë vlerësoi gjithashtu rezultatin e arritur nga Lista Studentore, e cila triumfoi në zgjedhjet e së dielës në Serbi, ndërsa tha se koalicioni i ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiç e humbi shumicën parlamentare dhe lista e Ivica Daçiçit mbeti jashtë Kuvendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme