Erion Veliaj mbërrin në burgun e Fierit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në burgun e Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke ndryshuar institucionin ku mbahej në paraburgim që prej arrestimit të tij.
Veliaj qëndronte në paraburgimin e Durrësit që nga shkurti i vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të SPAK. Pas transferimit, ai do të mbahet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier.
Sipas informacioneve të bëra publike, lëvizja është vendosur nga autoritetet e burgjeve dhe nuk është kryer me kërkesë të vetë Veliajt.
Deri më tani, institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë të ditura arsyet konkrete që kanë çuar në transferimin e kryebashkiakut të Tiranës. Lëvizja vjen pasi Veliaj reagoi publikisht duke kundërshtuar procedurën, duke pretenduar se nuk i ishte vënë në dispozicion akti zyrtar i transferimit dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



