Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    U dërgua drejt paraburgimit të Fierit, Veliaj: Transferim politik, për mua përbën rrëmbim policor!

    Qeveria heq taksën e qarkullimit, çmimi i naftës ulet automatikisht me 32 lekë për litër në pompë

    “Do dyfishohen pensionet”, Rama prezanton masat fiskale: Ulim normën e TVSH-së për ushqimet bazë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » U dërgua drejt paraburgimit të Fierit, Veliaj: Transferim politik, për mua përbën rrëmbim policor!
    Aktualitet

    U dërgua drejt paraburgimit të Fierit, Veliaj: Transferim politik, për mua përbën rrëmbim policor!

    October 28, 2026
    U dërgua drejt paraburgimit të Fierit, Veliaj: Transferim politik, për mua përbën rrëmbim policor!

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Veliaj e ka cilësuar transferimin e tij drejt Fierit si një trasnferim politik, pa marrë pëlqimin e tij. Ai thekson se duke mos u njohur më herët me aktin, për të ky veprim përbën një rrëmbim policor që po i bëhet kryebashkiakut të Tiranës.

    Reagimi i Veliajt:

    Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.

    Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.

    Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.

    Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.

    I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.

    Erion Veliaj

    IEVP Durrës, 28 tetor 2026

    burgu i fierit çështja Veliaj deklarata e Veliajt drejtësia në Shqipëri Drejtoria e Burgjeve Erion Veliaj kryebashkiaku i Tiranës paraburgimi i Fierit paraburgimi në Shqipëri reagimi i Veliajt rrëmbim policor sistemi penitenciar shqiptar transferimi i Erion Veliajt transferimi politik zhvillime politike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    U dërgua drejt paraburgimit të Fierit, Veliaj: Transferim politik, për mua përbën rrëmbim policor!

    October 28, 2026

    Qeveria heq taksën e qarkullimit, çmimi i naftës ulet automatikisht me 32 lekë për litër në pompë

    October 28, 2026

    “Do dyfishohen pensionet”, Rama prezanton masat fiskale: Ulim normën e TVSH-së për ushqimet bazë

    October 28, 2026

    “Buxhet historik për 2027, mbi 10 miliardë euro”, Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja!

    October 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.