Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat në Tiranë, duke kritikuar dhunën dhe duke theksuar se askush nuk mund të flasë në emër të popullit pa një mandat nga sovrani. Në fjalën e tij, Rama u ndal te liria, bashkëjetesa demokratike dhe e drejta e qytetarëve për të lëvizur të lirë, pa u penguar nga protestat e dhunshme.