Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e studentëve, duke kritikuar dhunën dhe duke mbrojtur Paktin për Universitetin, përmes të cilit, sipas tij, përfitojnë 6 në 10 studentë. Rama njoftoi gjithashtu se në ditët në vijim do të hapet një platformë digjitale për dialog me studentët, ndërsa bëri të ditur se mbështetja financiare për studentët nga familjet me vështirësi ekonomike do të rritet në 25 mijë lekë.