Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e ditëve të fundit, duke akuzuar protestuesit se nuk kërkojnë dialog, por imponimin e kërkesave të tyre. Rama deklaron se do të vijojë detyrën deri në përfundim të mandatit, duke theksuar se qytetarët e kanë votuar për të çuar vendin përpara dhe jo për t’iu nënshtruar, siç u shpreh ai, avazit të një turme të dhunshme.