Një grup restorantesh në Sardenjë po u ndalon familjeve të përdorin telefonat inteligjentë dhe pajisje të tjera në tavolinë në një përpjekje për të inkurajuar bisedën. Iniciativa, e quajtur A tavola senza schermi ose Në tavolinë pa ekrane, po drejtohet nga Anna Cau, avokatja e popullit për fëmijët për ishullin italian. Kjo është pjesë e një fushate për të kufizuar përdorimin e tepruar të ekranit midis fëmijëve dhe për të frymëzuar ndërveprimin gjatë vakteve. Prindërit dhe fëmijët e tyre do të duhet të lënë telefonat e tyre mënjanë kur darkojnë në cilindo nga 15 restorantet që janë ofruar vullnetarisht për të marrë pjesë në skemë gjatë një testimi pilot njëmujor që fillon javën e ardhshme. "Ideja nuk është të mbështetemi vetëm në ndalime ose të vendosim barrën e përgjegjësisë tërësisht mbi prindërit, por të sigurohemi që mjedisi ynë më i gjerë mbështet prindërit në rolin e tyre dhe ndihmon të miturit të integrohen me të tjerët”, thotë avokatja e popullit.