Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar nga burgu i Durrësit në paraburgimin e IEVP Fier.
Në pamjet e mundësuara nga Top Channel, shihet momenti kur mokaina që mban Veliajn mbërrin në Burgun e Fierit.
Ndërkohë, më herët kryebashkiaku i Tiranës ka reaguar përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ku ka kundërshtuar transferimin e tij. Ai e ka cilësuar këtë lëvizje si një “rrëmbim policor”, duke pretenduar se i cenohen rëndë të drejtat e tij.
Top Channel
