Protesta e studentëve vijon edhe këtë të mërkurë, më 28 tetor. Studentët kanë marshuar më herët drejt Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, ndërsa më pas janë ndalur pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Gjatë protestës, studentët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga lëvizja deri në largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama.
Protestat vijojnë prej ditësh, ndërsa studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë kërkuar ndryshime, duke kundërshtuar qëndrimin e qeverisë ndaj kërkesave të tyre.