ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip. Qarkullon gripi AH1N1, është agresiv, piku arrin në janar
ISHP konfirmon se në vend po qarkullojnë disa infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe mes tyre ka izoluar në laborator edhe virusin e tipit A.
Me rreth 12 mijë infekione respiatore në javë, epidemiologia Marjeta Dervishi e vlerëson ende të qetë situatën epidemiologjike ndërsa paralajmëron se piku I infektimeve do të vijë në janar.
“Kemi arritur të identifikojmë rastet e para me grip dhe gjithashtu kemi vijuar me identifikimin e rasteve me SARS-CoV-2. Ne presim që numri i rasteve me grip të rritet në javët në vijim, duke arritur pikun në fund të muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt”, u shpreh epidemiologia.
Virusi AH1N1 që po qarkullon aktualisht shkakton simptoma të ngjashme me gripin sezonal dhe karakteristikë ka fillimin e papritur të shenjave klinike.
“Fillim i menjëhershëm dhe i papritur, me temperaturë të lartë, dhimbje muskulore, dhimbje koke, dhimbje fyti në raste të caktuara dhe, sigurisht, mund të shoqërohet edhe me kollë”, tha Dervishi.
Autoritetet e shëndetit publik I bëjnë thirrje popullatës, kryesisht grupeve në risk të vaksinohen ndaj gripit pasi në rastet e rënda ky infeksion bëhet i rrezikshëm duke përkeqësuar sëmundjet kronike dhe mund të çojë deri në fatalitete. Aktualisht sipas ISHP 51% e dozave të vaksinës së shpërndarë në popullatë është përthithur.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



