Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e konsideron transferim politik zhvendosjen e tij nga paraburgimi i Durresit drejt atij të Fierit. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Veliaj thotë se punonjësit e Policisë së Burgjeve nuk i kanë treguar asnjë urdhër transferimi shkresor dhe se ai vetë nuk e ka dhënë pëlqimin për këtë transferim.