Kur edhe njoftimet zyrtare bëhen kontradiktore në GJIROKASTËR!


Aplikimet për vende pune pranë Njësisë Vendore të Kujdesit dhe Shëndetit në Gjirokastër duket se kanë nisur me një paradoks të çuditshëm: sipas njoftimit, aplikimet fillojnë më 27 tetor, ndërsa afati i përfundimit shënohet më 3 tetor!
Si mund të përfundojnë aplikimet përpara se të nisin?
Një gabim i tillë në një njoftim zyrtar ngre pikëpyetje mbi kujdesin, saktësinë dhe përgjegjësinë me të cilën institucionet shtetërore informojnë qytetarët.
Qytetarët meritojnë transparencë, korrektësi dhe seriozitet, sidomos kur bëhet fjalë për mundësi punësimi. Përpara se të publikohen, njoftimet zyrtare duhet të kontrollohen me përgjegjësi, në mënyrë që të mos krijojnë konfuzion dhe pasiguri për personat që duan të aplikojnë.
Një institucion publik duhet të jetë shembull i korrektësisë, jo burim paqartësish!
Përgjegjësia fillon që te informacioni që u jepet qytetarëve.


360grade.al


















