Kryeministri Edi Rama konfirmoi lajmet e një dite më parë të shpërndara për ndryshimet në paketën fiskale, por me tre ndryshme të vogla. Së pari, Rama tha se nuk do të rritet tatim-fitimi për bizneset, së dyti tatimi për rrogat mbi 700 mijë lekë nuk do të jetë 32, por 30 për qind dhe së treti përjashtimin e agro-turizmave nga rritja e tvsh-së së hotelerisë nga 6 në 10 për qind.