Abissnet Superiore në RTSH/ Vora mposht Vllazninë me golat e Kasharit dhe Dakës

Abissnet Superiore | 1 minutë më parë

Vora-Vllaznia ishte ndeshja që ngriti siparin e javës së 9-të të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH. Skuadra e trajnerit Arjan Bellai fitoi 2-1 dhe u ngjit në kuotën e 11 pikëve, kurse Vllaznia mbetet në kuotën e 8 pikëve pas kësaj humbjeje.

Klaus Kashari shënoi golin e avantazhit për Vorën në minutën e 17-të. Në pjesën e dytë Vllaznia ishte më kërkuese dhe krijoi disa mundësi të mira në portën e Harizajt, por pa i shfrytëzuar. Ara, i futur në fushë në fillim të pjesës së dytë, ishte mjaft problematik për mbrojtjen Vorës.

Vora dyfishoi 5 minuta para fundit me Dakën pas një sulmi të shpejtë dhe një pasimi preciz të Frrokut. Vetëm pak minuta më pas Vllaznia fitoi një penallti me kapitenin Balaj, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe shkurtoi në 2-1. Me këtë rezultat u mbyll kjo ndeshje, në fund të së cilës festuan vorakët.

Vllaznia vazhdon të ketë luhatje në rezultate dhe rrjedhimisht të qëndrojë në katet e poshtme të tabelës së renditjes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme