Real Madridi shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik hekurudhor në Toledo

Pas aksidentit të rëndë me tren në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet se ka të vdekur dhe të lënduar, Real Madridi ka publikuar një deklaratë zyrtare.

Klubi shprehu tronditjen e thellë për ngjarjen dhe u dërgoi ngushëllime familjeve të personave që humbën jetën, duke shprehur mbështetje edhe për të gjithë të prekurit.

Të lidhura

None found

“Real Madrid CF dëshiron të shprehë tronditjen e tij më të thellë për aksidentin tragjik hekurudhor që ndodhi në provincën e Toledos”, thuhet në komunikatën e klubit.

Gjiganti madrilen përcolli gjithashtu solidaritet për të lënduarit, si dhe për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Real Madridi vlerësoi punën e ekipeve të emergjencës dhe të personelit të angazhuar në operacionet e shpëtimit, duke u shprehur mbështetje për ta në këtë periudhë të vështirë.

Klubi theksoi se ndan dhimbjen me të gjithë ata që janë prekur nga tragjedia dhe me familjet që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur.


Shtuar më 28.10.2026 15:30

Quantcast