I zhdukur që prej 7 tetorit, trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar gjendet në një pus të thellë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.10.2026, 15:38

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur brenda një pusi rreth 10 metra të thellë, në zonën eLongianos, në provincën e Forli-Cesenës, në Itali.

Sipas mediave italiane, autoritetet kanë nisur hetimet për vrasje, pasi dyshohet se i riu mund të jetë vrarë me armë zjarri.

Trupi u zbulua në zonën e Via Felloniche ndërsa në vendngjarje janë zhvilluar operacionet për nxjerrjen e tij nga pusi. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima kishte disa ditë që ndodhej brenda pusit.

Prokuroria e Forlit, nën drejtimin e prokurorit Enrico Cieri, ka hapur hetimet për vrasje. Sipas raportimeve dyshohet se 31-vjeçari është qëlluar me armë zjarri.

Pranë pusit ku u gjet trupi raportohet se janë zbuluar edhe disa gëzhoja pistolete, të cilat mund të përbëjnë prova të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.

Trupi u zbulua gjatë kontrolleve të kryera nga karabinierët, të cilët po punonin për gjetjen e të riut të zhdukur. Në operacion janë përdorur edhe njësi me qen kërkimi.

Makina e tij u gjet e djegur pak kilometra larg

Denaldo Maxhallaku ishte shpallur i zhdukur pasi kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Itali. Kontakti i fundit me 31-vjeçarin, sipas informacioneve të publikuara më herët nga mediat, ishte regjistruar më 7 tetor2026, rreth orës 20:30, në zonën e Savignano sul Rubicone.

Një ditë më pas, më 8 tetor, automjeti i tij, një Fiat Punto e zezë, u gjet i djegur plotësisht në zonën e Roncofreddos, pranë lumit Rubicone, disa kilometra larg vendit ku u zbulua trupi.

Pas gjetjes së automjetit, autoritetet italiane kishin intensifikuar kërkimet në zonën mes Roncofreddos dhe Soglianos,përgjatë rrugës provinciale 85, e njohur si Fondovalle Rubicone.

Gjetja e trupit të 31-vjeçarit pritet të ndihmojë hetuesit për të rindërtuar lëvizjet e tij të fundit dhe për të përcaktuar rrethanat e zhdukjes dhe vdekjes.

Deri më tani, dyshimet janë për një vrasje të mundshme me armë zjarri, por autoritetet italiane vijojnë hetimet për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit