Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ata që pretendojnë se të gjitha partitë dhe politikanët janë njësoj, duke deklaruar se kjo tezë synon të shuajë shpresën e qytetarëve dhe t’i bindë ata se vota nuk ka vlerë.
Gjatë një deklarate, Berisha i cilësoi mbështetësit e kësaj teze si “vrasës të shpresës” dhe pretendoi se përhapja e saj i shërben qeverisë, duke dekurajuar qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje ose duke i shtyrë të votojnë sërish për pushtetin aktual.
“Këta duan të vrasin shpresën. Këta janë vrasësit e shpresës. Këta janë gjahtarët e shpresave të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
Ai argumentoi se barazimi i opozitës me qeverinë, pa dalluar përgjegjësitë dhe veprimet konkrete të secilës, krijon bindjen se ndryshimi përmes votës është i pamundur.
“Qëllimi është shumë i poshtër. Qëllimi është shumë diabolik. Qëllimi është që vota s’ka vlerë. Atëherë hajdut për hajdut po mbaj këtë që kam. S’kam pse të votoj”, deklaroi kreu i PD-së, duke përshkruar sipas tij pasojat e kësaj teze te zgjedhësit.
Berisha tha se një pjesë e qytetarëve që janë ngritur kundër qeverisë kanë qenë më parë votues të Edi Ramës, por i përgëzoi për ndryshimin e qëndrimit politik.
Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se opozita nuk ofron një alternativë të besueshme, duke deklaruar se programi i PD-së është mbështetur nga dy fondacione ndërkombëtare, Heritage Foundation dhe Fondacioni Konrad Adenauer.
“Alternativa jonë është më e mira që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, e mbështetur nga dy fondacionet më të mëdha të botës në fushën e mendimit, të ekspertizës, Heritage dhe Adenauer”, u shpreh Berisha.
Në vijim, kryetari i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim të procesit zgjedhor dhe e krahasoi situatën në Shqipëri me atë në Serbi, duke bërë akuza të rënda ndaj pushtetit në Tiranë lidhur me krimin dhe ndikimin mbi votën.
Berisha pretendoi se, ndryshe nga Serbia, ku sipas tij rrjetet e drogës nuk kanë arritur të zëvendësojnë shtetin autoritar me një “narkoshtet”, në Shqipëri qeveria ka krijuar një sistem të tillë.
DEKLARATA E BERISHËS/ NJOFTIM PËR MEDIA
Berisha: Nga qershori gjer sot, teza më antishqiptare, më antidemokratike ishte teza se dy partitë janë njëlloj. Mafia qeveritare nxiste mendimin se erdhi radha e Shqipërisë pa opozitë
Por ky ritual përsëritej çdo ditë në një kohë kur bandat e Qorrit të Ramës, Arlind Qorrit terrorizon qytetin me grusht çdo natë: E viva, rroftë komunizmi!
Ne i ndiqnim situatën, demokratët kanë qenë aty dhe kanë mbajtur një qëndrim të jashtëzakonshëm.
Projektonin me çdo kusht këta horra sulme ndaj demokratëve në protestë.
Por kur merrnin paralajmërimin, u dështonin sulmet.
Duhet t’i themi të vërtetat siç janë.
Disa prej tyre mbushën valixhet dhe ia mbathën, të damkosur do mbeten përjetë për thikat që i futën lëvizjes qytetare më madhështore në historinë e këtij vendi.
E vetmja forcë politike, ua them unë ju këtu, që e mbështeti atë lëvizje me të gjithë fuqitë e saj pa asnjë simbol të veten, ishte PD.
Pa asnjë simbol të veten sepse respektoi me kod, siç e kërkon ligji moral, karakterin e saj rinor qytetar.
Është e vetmja forcë politike që bëri me dhjetëra mbledhje për të mobilizuar mbëshetësit në atë protestë, edhe në ditët më të vështira.
Është e vetmja forcë politike që edhe në momentet e shuarjes së saj, ato ku mbetën 100 apo 120 vetë, shumica ishin demokratë që kishin protestuar 420 ditë rresht në Astir.
Ishin demokratë që kishin protestuar 333 ditë tek Rruga e Shpresës.
Ishin demokratë që kishin protestuar 46 javë tek Bashkia e Tiranës.
Në ka një mbiemër të dytë kjo parti, e ka protestë, po të kishte emër të dytë, Partia Demokratike e Protestës.
Por ne e ndoqëm.
Pse?
Standardi moral është standardi i parë. Dhe njeriu, dhe forca politike, duhet të ketë trashëgiminë morale, standardet morale, standardet e para.
Ndaj dhe ne nuk u tërhoqëm nga platforma jonë.
Mbështetësit tanë e kishin të vështirë të dëgjonin një grup horrash që hidhnin parulla ndaj asaj partie, e cila kishte mbrojtur vite e vite, pa qenë e përsosur absolutisht, por kishte mbrojtur çdo çështje për të cilën ata luftonin.
Kishte bërë një betejë disavjeçare me të gjitha ligjet që ata kundërshtonin.
Kishte bërë një betejë në parlament, kishte bërë një betejë me protesta, kishte bërë një betejë në Gjykatë Kushtetuese me secilin prej atyre ligjeve.
Por mafia qeveritare dhe joqeveritare, i verbonte ata dhe i nxiste duke menduar se erdhi radha e Shqipërisë pa opozitë.
Dhe Shqipëria pa opozitë ishte Shqipëria në të cilën opozita e vërtetë duhej të zhdukej.
Kjo ishte Shqipëria pa opozitë.
Shqipëria pa opozitë ishte Shqipëria e atij që doli dje në protestë sipas tij duke përjashtuar ata që kishin të regjistruar qindra e qindra protesta në biografinë e tyre.
Qesharakë, të turpshëm, primitivë.
Duke u përpjekur që tani rruga, sheshi janë të miat se dola unë.
Dola unë pas kaq kohësh. Mirë se dole ti, je i mirëpritur. Por po të jesh i sinqertë ti që dole, akti i parë në shërbim të këtij vendi, bën thirrje për bashkim të forcave kundërshtare të qeverisë.
Por bëre të kundërtën sipas porosive dhe përfundove aty ku përfundove.
Dhe moria e borizanëve dhe puthadorëve të qeverisë dhe mafies, PD nuk duhet të përzihet.
PD nuk ka pse përzihet.
Nga qershori gjer sot, teza më antishqiptare, më antidemokratike ishte teza se dy partitë janë njëlloj.
Teza e cila bazohej në logjikën formale se njerëzit janë njëlloj në pamje, janë qenie që ecin në këmbë, me katër gjymtyrë, etj, etj.
Por nuk ka mashtrim më të madh, më të turpshëm se sa të shtrosh këtë tezë.
Së pari, është forma më e lartë e korrupsionit. Forma më e lartë e korrupsionit është kur fjala apo fjalia shpreh të kundërtën e asaj që është e vërtetë.
Dhe kur krahason të pakrahasueshmet.
Kjo është në distancë forma më e lartë e korrupsionit të gjuhës në radhë të parë.
Dhe nga korrupsioni i gjuhës vjen korrupsioni i mendimit. Thua po, qenkan njëlloj.
NJOFTIM PËR MEDIA
Berisha: Forma më e lartë e korrupsionit është krahasimi i qeverisë me opozitën! Me këtë krahasim duan të vrasin përgjegjësinë
Po pse kjo është forma më e lartë e korrupsionit?
Po ti krahason qeverinë, e cila ka 8 miliardë euro në vit taksa të shqiptarëve, o bandit që bëhesh shërbëtor i qeverisë.
Kurse opozita, edhe më e keqja qoftë, ka rrogat e vet dhe një fond disa qindra mijëra euro që i caktohet në përputhje me ligjin.
Ndërsa qeveria, ministrat kanë firmat e tyre, duart e tyre të zeza në 8 miliardë euro që i vjedhin, që ndërtojnë rrugë me çmime të tetëfishta, që ndërtojnë shkolla me çmime të dhjetëfishta, që zhdukin 90 përqind të investimeve sipas provave publike.
Qeveria ka firmat mbi të gjitha pasuritë publike, koncesionet.
Ti o horr, kudo që del, kërkon të shpëtosh qeverinë nga përgjegjësia duke e krahasuar opozitën me qeverinë.
Ti je një llum i vërtetë.
Je një skllav dhe shërbëtor i vërtetë i qeverisë.
Çfarë do të bësh me këtë?
Të vrasësh përgjegjësinë.
Më këtë tezë ti kërkon të vrasësh përgjegjësinë.
Opozita ka detyrë të kontrollojë për aq sa e lejon qeveria, që nuk e lejon fare.
Opozita ka detyrë të denoncojë me deklarata.
Por ta zëmë se opozita i ka deklaratat e këqija, po ku është dëmi?
Dëmi është deklarata e keqe e opozitës apo miliardat e vjedhura të taksapaguesve nga qeveria?
Ti o horr që vihesh në funksion të krimit, përpiqesh të mbulosh krimet e qeverisë me teza të tilla.
Do të vrasësh përgjegjësinë, do të nxjerrësh qeverinë jashtë përgjegjësisë.
Kush ka përgjegjësi për miliona metër katror troje publike, tokoa që u jepen karteleve? Opozita apo qeveria.
Po përgjegjësia e qeverisë është jo 100, jo 1000, po është 10 mijë herë më e madhe se e opozitës se janë të pakrahasueshme.
A mund t’i krahasosh?
Në botë kjo nuk ndodh.
Dhe teza e shoqëruar nga injorantë, puthadorë se ‘nuk kanë alternativë’.
Kush nuk ka alternativë?.
Po, opozita gjykohet nga alternativa. Tri gjëra janë: kontrolli, alternativa, deklaratat. Kaq ka opozita. S’ka asgjë tjetër në dorë për të bërë mirë ose për të bërë dëm.
Po ta marrim se me të tria bën dëm opozita.
A mund të krahasohet me atë që vjedh e shpërdoron miliarda euro?
A mund të krahasohet me atë që vjedh e shpërdoron miliona e miliona prona publike me metra katrorë?
Si mund të krahasohet?
Pra, ç’ndodh me këtë krahasim?
Me këtë krahasim këta duan të vrasin përgjegjësinë. Të asgjësojnë përgjegjësinë.
Duan të mbulojnë skandalet, krimin me gabime, me të meta, me defekte, që janë të pashmangshme.
Ja pse krahasimi i të pakrahasueshmeve është forma më e lartë e korrupsionit.
NJOFTIM PËR MEDIA
Berisha: Ata që thonë se të gjithë janë njëlloj duan të vrasin shpresën, por duan të vrasin edhe votën! Kjo është teza më diabolike
Ka një problem tjetër madhor themelor. Këta duan të vrasin shpresën. Këta janë vrasësit e shpresës.
Këta janë gjahtarët e shpresave të shqiptarëve. Këta janë llumi i llumit të shoqërisë shqiptare, armiqtë më të egër të qenies shqiptare.
Po atëherë thotë i riu, ‘po kur të dy qenkan njëlloj, çfarë të rri unë këtu? Unë këtë mur nuk e çaj dot, unë atë vend nuk kam vend’.
Si qenka kjo? A ka një realitet? Kjo opozitë ka kaq të meta, po kjo opozitë kur ka qenë në pushtet ka kthyer stinën, ka kthyer rrymën, dhe Shqipëria nga vitet 2007-2014 është rritur çdo vit. Për ata që derdhin lot se u zbraz Shqipëria, Shqipëria u zbraz në mënyrën më dramatike, po ata që po thonë këtë, ata i kanë lot krokodili.
Ata meqenëse janë njëlloj, s’na mbetet gjë ne, të ikim!
Këta janë shpresëvrasës të poshtër, janë vrasës të paguar të qeverisë, që s’kanë nder as moral.
Tjetër, e keqja akoma, ta vrasin votën. Meqenëse Agroni dhe Flamuri janë njëri i qeverisë e tjetri i opozitës, ai që është në qeveri ai vjedh, tjetri është opozitë, të dy vjedhin se janë njerëz.
Të dy vjedhin se janë në pushtet, pavarësisht se njëri është pushtet ekzekutiv, tjetri është pushtet moral.
Paçka se njëri po vjedh gjithë ditën, tjetri mund të mos vjedhë kurrë, por s’mund të thuash kurrë se është njëlloj me atë që vjedh.
E kuptoni ç’ndodh këtu?
Cili është qëllimi këtu? Qëllimi është shumë i poshtër. Qëllimi është shumë diabolik. Qëllimi është që vota s’ka vlerë. Atëherë hajdut për hajdut po mbaj këtë që kam. S’kam pse të votoj.
Ose s’shkojnë në votim, po meqenëse janë njëlloj, unë po mbyll sytë e po votoj për këtë që kam.
Dhe në të vërtetë një pjesë e mirë e këtyre që janë ngritur, që u ngritën përpara, kanë qenë votues të Edi Ramës. Po bravo u qoftë që e kuptuan, u jam mirënjohës që e kuptuan se për kë kanë votuar, se për cilin kanë votuar.
Por unë ndalem tek teza, gjithnjë tek teza. Pra me këtë tezë, duan të mbulojnë krimet monstruoze të qeverisë.
Me këtë tezë, ata dalin alternativën nuk ua besuan ju.
Ku ka alternativë në farsë elektorale?
Ku ka zgjedhje në farsë elektorale?
Po ku e di ti çfarë është alternativa?
Alternativa jonë është më e mira që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, e mbështetur nga dy fondacionet më të mëdha të botës në fushën e mendimit, të ekspertizës, Heritage dhe Adenauer.
Merr lexoje, plasi sytë, e ke në faqen e Partisë Demokratike.
Po ti beson si skllav, se padroni yt bën zgjedhje.
Padroni yt nuk bën zgjedhje. Është disa herë më kriminal në raport me votën sesa padroni i tij në Beograd. Po, po. Se padroni i tij në Beograd ishte një kriminel lufte për mua.
Ishte një promotor apo një mbështetës i flaktë i gjenocidit.
Flitet se ishte një organizator i safarit të myslimanëve në Sarajevë.
Ishte një kriminel që organizonte vrasje kundërshtarësh, njëlloj si Edi Rama. Atentate ndaj kundërshtarëve.
Por duhet të themi një gjë. Ai kurrë nuk i bëri vendit të tij ato që i bëri Edi Rama.
Rrjetet e drogës të Serbisë janë të fuqishme, por nuk arritën të zëvendësojnë shtetin autoritar me narkoshtetin.




