Për kreun e Pro Export Albania, Edvin Prençe, Paketa Fiskale e parashikuar për vitin 2027 vetëm sa zhyt në krizë biznesin fason.
Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, Prençe thotë se përpos TVSH për uljen e produkteve të shportës, në asnjë nga propozimet e kësaj pakete, biznesi fason nuk dakordohet.
Sipas tij, qeveria dhe ministritë e linjës nuk kanë bërë një analizë për dëmet ekonomike dhe jetëgjatësinë e bizneseve, në rast se realizohen këto ndryshime në Paketën Fiskale.
Po ashtu me shqetësim Prençe vëren edhe kursin e këmbimit, që sipas tij zhvlerësimi i euros ka krijuar një ‘pandemi ekonomike’ për bizneset e veshje-këpucëve që operojnë në vendin tonë.
Tashmë i takon Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare, thekson kreu i Pro Export Albania që të ndërhyjë për t’i dhënë fyrmëmarrje ekonomisë dhe bizneseve që preken.
Përveç TVSH së shportës që biem dakord, të tjerat s’i pranojmë. S’është bërë një analizë për dëmet ekomomike, jetëgjatësinë e aktiviteteve të bizneseve në rast se bëhen këto ndryshime në Paketën Fiskale.
Një nga problematikat është njëanshmëria e buxheteve që kanë kaluar vitet e shkuar, pa asnjë konsultim. Kemi dërguar një letër, për taksimin e pagës minimale për punonjësit. Taksimi i pagës, duhet të ishte ulur, t’u jepte mundësi punonjësve tanë që të kenë më shumë të ardhura, më shumë fuqi blerëse. Taksimi mbi fitimin dhe dividenti, krijojn një shok ekonomik, ul ndjeshëm likujditetin në sektorin tonë, ndikuar kjo dhe nga zhvlerësimi e euros.
Të gjitha këto së bashku, edhe ato pak biznese që po mbijetjojnë nga kjo krizë, me këtë paketë fiskale s’e kanë gjetur veten dhe se si do të mbështeten përmes një strategjie për eksportuesit në tërësi, pasi kursi i këmbimit vijon të bjerë.
Kursi i këmbimit s’është tregues i një ekonomie të qëndrueshme dhe të fortë, por këtë duhet ta japë Banka e Shqipërisë, e cila ka dhënë shpjegiome sipërfaqësore pa treguar problematikën e vërtet. Banka ka blerë euro në treg, mënyra e ndërhyrjeve është e gabuara dhe s’ka efekt.
Kursi i këmbimit është kthyer në pandemi ekonomie dhe duhet të mposhtet. Dhe këtë e bën Banka e Shqipërisë dhe qeveria, që duhet të krijojë amortizatorë fiskalë për bizneset që preken nga kjo krizë, ku po shkojnë drejt falimentit të fasonëve. Po flasim që më 2026, kishte 75 mijë të punuar, në një vit ka humbur mijë vende pune, aktivitete ekonomike që kanë në zonat rurale.
© SYRI.net