Mbreti Charles III uron Presidenten Shiroka Pula, kërkon thellimin e marrëdhënieve me Kosovën

28 Tetor 2026 | 16:16

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë detyrë.

Në mesazhin e urimit, Mbreti Charles III, së bashku me bashkëshorten e tij, ka theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila mbështetet në vlera të përbashkëta dhe partneritet shumëvjeçar.

Ai ka kujtuar edhe vizitën e tij të parë në Kosovë në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe atë të vitit 2016.

Gjatë vizitës së dytë, Charles III, së bashku me bashkëshorten, kishte vizituar në Prizren një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të presidentes Shiroka-Pula.

Në mesazhin e tij, monarku britanik ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, veçanërisht përballë sfidave aktuale gjeopolitike dhe klimatike.

Mbreti Charles III ka shprehur gjithashtu dëshirën që gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula të thellohen edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në fund, ai ka përcjellë urimet më të mira për presidenten dhe popullin e Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës në Kosovë

Në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në...
13:17 | 28/10/2026

BE-ja qeverisë së re të Serbisë: Zbatoni Marrëveshjen e Ohrit, obligimet në dialogun me Kosovën nuk ndryshojnë

Bashkimi Evropian ka porositur qeverinë e ardhshme të Serbisë, që do të dalë pas zgjedhjeve, se nga ajo pritet sjellje konstruktive në dialogun për normalizimin...
12:00 | 28/10/2026

Kurti reagon sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dukshëm ka një neglizhencë zinxhir nga institucionet përgjegjëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt qartazi shihet se ka pasur një “zinxhir sistemor lëshimesh” nga institucionet...
09:37 | 28/10/2026