Një 33-vjeçar, banues në Tiranë, është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat.
Sipas njoftimit, shtetasi Elton Xhura, dyshohet se ka kërcënuar me vendosjen e bombave në tri godina të ndryshme të subjektit.
Ai është ndaluar për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit vijojnë.
“U ndalua shtetasi E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informative të rreme që ngjallin panik”, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat, për vendosje të bombave në 3 godina të ndryshme të subjektit”,- thuhet në njoftimin e policisë.














