Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin spanjoll
28 Tetor 2026 |
16:22
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë, ku të paktën 68 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë.
Përmes një mesazhi në rrjetin social X, Begaj u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe popullit spanjoll, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë. Ai theksoi gjithashtu solidaritetin e Shqipërisë me Spanjën në këtë moment të vështirë.
“Ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor dhe të gjithë popullit spanjoll. U uroj të gjithë të lënduarve shërim të shpejtë dhe të plotë. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Spanjën gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Begaj në X.
Lajme të Sugjeruara
Protestat në vend, policia: 1 i arrestuar dhe 17 të proceduar penalisht për thirrje dhe nxitje të veprimeve të paligjshme
Policia e Shtetit ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht 17 të tjerë, ndërsa ka referuar në Prokurori tetë raste për identifikimin...
Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen në Romë
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në...
Taksat, ushqimet, karburantet, Kryeministri prezanton ndryshimet kryesore të Paketës Fiskale 2027
Kryeministri Edhi Rama këtë të mërkurë ka mbajtur një konferencë për mediat, ku është ndalur gjerësisht te situata e fundit e protestave, duke i cilësuar...
- 16:17 Denoncoi lidhjet e shefit të policisë me krimin e organizuar, si u vra para të birit ish-prokurori në Guatemalë
- 16:16 Mbreti Charles III uron Presidenten Shiroka Pula, kërkon thellimin e marrëdhënieve me Kosovën
- 16:06 “Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë
- 16:03 Protestat në vend, policia: 1 i arrestuar dhe 17 të proceduar penalisht për thirrje dhe nxitje të veprimeve të paligjshme
- 15:48 Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen në Romë
- 15:41 Koreja e Jugut gjobit Google dhe Apple me 42.7 milionë euro