UEFA Youth League/ Partizani U-19 luan ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj Hradec Kralove

Evente Sportive | 8 minuta më parë

Partizani U-19 zhvilloi ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Youth League ndaj skuadrës çeke Hradec Králové, në një takim të luajtur në Shtëpinë e Futbollit, që përfundoi me fitoren 6-0 të miqve.

Skuadra e kuqe mbërriti në këtë fazë të kompeticionit pasi kaloi me sukses raundin e parë, duke eliminuar skuadrën malteze Valletta me rezultatin e përgjithshëm 6-0 në dy ndeshjet e zhvilluara.

Në përballjen e sotme, Hradec Králové kaloi në avantazh në minutën 45’+1 me Matuška. Në minutën e 58-të, Partizani mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Nelës. Më pas, Fejgl në minutën e 64-t, Halama në të 68-tën dhe Ponikelský në të 76-tën shënuan për miqtë, ndërsa Ayomide realizoi dy herë në minutat 84 dhe 90, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 6-0.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 4 nëntor në Çeki, ku Partizani U-19 do të luajë përballjen e dytë të këtij raundi të UEFA Youth League, në “Malsovicka Arena”, në orën 17:30.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme