Drejtoria e Antiterrorit ka ndaluar në Tiranë 33-vjeçarin Elton Xhura, i dyshuar se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat, duke paralajmëruar vendosjen e bombave në tri godina të ndryshme të biznesit.
Sipas njoftimit zyrtar, 33-vjeçari dyshohet se ka kërcënuar me shpërthime në ambientet e subjektit, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë. Mesazhi është dërguar përmes rrjetit social Facebook.
Për këtë rast, Xhura është ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik”.
Në njoftimin e Drejtorisë së Antiterrorit thuhet se “u ndalua shtetasi E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik’, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat, për vendosje të bombave në tri godina të ndryshme të subjektit”.
