Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Selanik, bllokohet trafiku dhe mbyllen 6 stacione metroje

28 Tetor 2026 | 17:13

Përleshje mes protestuesve dhe policisë së trazirave shpërthyen të mërkurën në qendër të Selanikut, gjatë protestave kundër një aktiviteti të planifikuar nga ish-deputeti i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris. Pavarësisht ndalimit të tubimeve publike nga autoritetet, protestuesit antifashistë u përpoqën të marshonin në rrugët e qytetit.

Përplasjet u regjistruan në rrugën Egnatia, pranë statujës së Venizelos, ku protestuesit antiautoritarë u përballën me forcat e policisë. Si pasojë, trafiku u ndërpre në të dyja drejtimet e kësaj rruge, ndërsa u bllokua edhe qarkullimi në rrugën Angelaki, në zonën përreth.

Protestat u organizuan nga grupe të majta, organizata antiautoritare dhe sindikata të lidhura me lëvizjen punëtore të Partisë Komuniste të Greqisë, të cilat kundërshtojnë pjesëmarrjen e Kasidiaris në një aktivitet të planifikuar në një hotel të qytetit.

Kasidiaris ishte anëtar i Agimit të Artë, organizatë neonaziste tashmë e shpërbërë, drejtuesit e së cilës u dënuan për drejtimin e një organizate kriminale.

Për arsye sigurie dhe për të parandaluar trazirat e mundshme, policia kishte ndaluar tubimet publike në pjesën më të madhe të qendrës së Selanikut nga ora 09:00 deri në orën 21:00 të së mërkurës.

Masat prekën edhe transportin publik, pasi autoritetet urdhëruan mbylljen e gjashtë stacioneve të metrosë: Stacioni i Ri Hekurudhor, Dimokratias, Venizelou, Agia Sofia, Sintrivani dhe Universiteti

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbreti Charles III uron Presidenten Shiroka Pula, kërkon thellimin e marrëdhënieve me Kosovën

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë detyrë. Në mesazhin...
16:16 | 28/10/2026

Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës në Kosovë

Në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në...
13:17 | 28/10/2026

BE-ja qeverisë së re të Serbisë: Zbatoni Marrëveshjen e Ohrit, obligimet në dialogun me Kosovën nuk ndryshojnë

Bashkimi Evropian ka porositur qeverinë e ardhshme të Serbisë, që do të dalë pas zgjedhjeve, se nga ajo pritet sjellje konstruktive në dialogun për normalizimin...
12:00 | 28/10/2026