Tymuese të kuqe dhe parulla në dyert e Qeverisë së Kosovës, protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjet e Gërvallës dhe Sveçlës
Protestuesit kërkojnë drejtësi për viktimat e dhunës ndaj grave dhe përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.
Prishtinë – Me parulla kundër dhunës ndaj grave, tymuese të kuqe dhe thirrje për përgjegjësi institucionale, qytetarë kanë protestuar në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Pejë.
Protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ku kanë marshuar drejt institucioneve kryesore, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, Policinë dhe ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta me mesazhe të forta kundër dhunës dhe heshtjes institucionale, ndër të cilat: “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”.
Para Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke kërkuar përgjegjësi për mënyrën se si institucionet trajtojnë rastet e dhunës ndaj grave.
Protesta ka vijuar edhe para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku janë shkruar parulla në dyert e objektit dhe janë hedhur tymuese të kuqe.
Pjesëmarrësit kanë kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë viktima të dhunës, si dhe ndëshkimin e autorëve.
“Më shumë dënohesh nëse e vjedh një çokollatë në market sesa kur dhunon një grua”, është shprehur njëra prej organizatoreve të protestës, duke kritikuar trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave.
Nis protesta në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt
Kosovë, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës, flet për të ndjerën dhe djalin e tyre
Mbreti Charles III uron Presidenten Shiroka Pula, kërkon thellimin e marrëdhënieve me Kosovën
- 17:31 3 ditë zie për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Hetimet do të shkojnë deri në fund
- 17:17 Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?
- 17:13 Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Selanik, bllokohet trafiku dhe mbyllen 6 stacione metroje
- 17:11 BE-ja do të heqë dorë nga oferta e statusit të ‘anëtarit të asociuar’ për Kanadanë
- 17:01 Mediat norvegjeze i drejtohen Gjykatës së Oslos kundër kompanisë Meta
- 16:47 BE-ja dhe Kanadaja shqyrtojnë eksportet afatgjata të gazit, mes krizës së furnizimit në Evropë