Dy deputetët socialistë vizituan këtë të mërkurë në qeli Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Lajmi është njoftuar nga vetë Meta që përmes rrjeteve sociale thotë se është takuar me deputetët Antoneta Dhima dhe Saimir Hasalla, që të dy anëtarë të Komisionit për Nismat Qytetare dhe Bashkëpunimin Ndërinstitucional. Meta thotë se me dy deputetët ka bërë një ekspoze të qartë të shkeljeve ligjore të rënda ndaj qij, që nga shoqërimi, paraburgimi deri te procesi gjyqësor. Kreu i PL thekson se ka kërkuar që të zbatohen rekomandimet e Komitetit të Helsinkit, sidomos ajo që lidhet me garantimin e lirisë së shprehjes.