Gjykata e Apelit Administrativ ka pezulluar vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme si protestë ndaj rregullores së kësaj të fundit. Në seancan e mbajtur këtë të mërkurë, gjykata ka pranuar kërkesën për sigurim padie, të bërë nga shoqata e avokatëve antikorrupsion, që ka dalë kundër bojkotit të Dhomës dhe kundërshton sanksionet për heqje të licencës ndaj avokatëve që e shkelin këtë vendim. Sipas shoqatës Dhoma e Avokatisë ka tejkaluar kompetencat në shkelje të ligjit, ka marrë një vendim jo proporcional, duke rrezikuar përmes bojkotit mbetjen pa mbrojtje juridike të personave të privuar nga liria, ndërsa sanksionimi disiplinor i avokatit, cenon pavarësinë e tij. Ky vendim do të thotë se Dhoma e Avokatisë nuk mund të heqë licencën për avokatët që vendosin të respektojnë bojkotimin e seancave, por jo shfuqizim i vendimit të bojkotit në vetvete, që tashmë ngel në vullnet të vetë avokatëve për ta zbatuar si masë apo jo.