Falsifikoi në mënyrë të përsëritur dokumente, Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq noteren Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka refuzuar ankimin e dytë të Ervin Matës kundër ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.
Sipas vendimit të Gjykatës Supreme Federale të Brazilit, vendimmarrja është marrë më 20 tetor 2026, në mënyrë unanime nga trupi i parë i gjykatës, me relator ministrin Alexandre de Moraes.
Avokatët e Ervin Matës pretenduan se vendimi i mëparshëm kishte lënë pa trajtuar disa çështje të ngritura nga mbrojtja. Mbrojtja kërkoi pezullimin e procedurës së ekstradimit, duke argumentuar se ishte ende në pritje të shqyrtimit një kërkesë e Ervin Matës për status refugjati në Brazil.
Avokatët ngritën gjithashtu si argument faktin se ndaj Matës ishte hapur formalisht një hetim policor në Brazil. Pretendimi i tretë lidhej me juridiksionin, duke argumentuar se Shqipëria, si shteti që kishte kërkuar ekstradimin, nuk kishte kompetencë juridiksionale për zhvillimin e procedimit penal ndaj tij. Për këto arsye, mbrojtja kërkoi pranimin e ankimit deklarativ.
Sipas relatorit Alexandre de Moraes, ankimi nuk paraqiste argumentim të mjaftueshëm për të evidentuar mangësi në vendimin e mëparshëm. Gjykata vlerësoi se vendimi ishte arsyetuar në mënyrë të plotë, ndërsa ankimi kishte karakter zvarritës dhe vononte përfundimin e procedurës së ekstradimit.
Për këtë arsye, ankimi nuk u pranua për shqyrtim dhe gjykata urdhëroi certifikimin e vendimit si të formës së prerë, pa pritur publikimin e tij.
Gjykata Supreme Federale e Brazilit kishte miratuar më 21 gusht 2026 kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi u mor në mënyrë unanime, pas shqyrtimit të çështjes në seancën virtuale të zhvilluar nga 14 deri më 21 gusht.
Top Channel