Këshilli i Ministrave ka miratuar mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e Erion Vishkullit, në vlerën prej 5 milionë lekësh.
Sipas vendimit të miratuar, fondi do të sigurohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pagesa do të kryhet pas paraqitjes së faturave përkatëse nga institucioni ku do të realizohet kurimi.
Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

