I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar qeverinë Rama se po rrit taksat për të siguruar më shumë të ardhura në buxhet, duke rënduar më tej ekonominë e qytetarëve dhe biznesit.
Kedhi deklaroi se vendi po përballet me varfëri dhe përjashtim social, ndërsa kritikoi modelin ekonomik që favorizon oligarkinë dhe pengon konkurrencën e lirë.
“I duheshin ca para për të kapur shifrën dhe ato para do të futen në xhepat e Ramës, të klientëve të vet, të pushtetarëve, siç ka ndodhur”, u shpreh Kedhi.
Ai e cilësoi kontradiktor planin për uljen e TVSH-së për disa produkte bazë, ndërkohë që rriten taksat e tjera, duke paralajmëruar se barra fiskale mbi prodhuesit mund të sjellë falimentime dhe rritje të mëtejshme të çmimeve.
Nënkryetari i PD-së tha se mungesa e konkurrencës së lirë pengon rritjen e pagave dhe uljen e çmimeve, ndërsa pasojat e këtij modeli ekonomik i paguajnë qytetarët.
Pjesë nga intervista:
Ja merr nga xhepat e qytetarëve, të cilët janë sot në një gjendje shumë të vështirë ekonomike. Ata e ndjejnë vetë, por mund të citojmë gjithë këto organizata kombëtare, institucione kombëtare, që thonë se 20 për qind janë në varfëri. 41 për qind janë në kushtet e përjashtimit social, që përballojnë vetëm gjërat më minimale për të mbijetuar, se nuk është as jetesë.
Korrupsioni: vetëm në një vit ramë në 11 vende në rankimin e Transparency International, dhe në këtë vend super të korruptuar, kryeministri që i ka vajtur një shifër në mendje dhe akte thënë: “Unë dua të kem buxhetin më të madh vitin tjetër, me 10 miliardë”, nuk i dilnin llogaritë. Dhe çfarë të bëjmë? Do të rrisim taksat që të marrim disa para qytetarëve nga xhepi.
I duheshin ca para për të kapur shifrën dhe ato para do të futen në xhepat e Ramës, të klientëve të vet, të pushtetarëve, siç ka ndodhur.
Këtu nuk ka treg të lirë, nuk ka konkurrencë dhe të gjitha pasojat që ne i shikojmë sot janë si rrjedhojë e këtij fakti, që këtu ne kemi oligopole, këtu kemi një oligarki që kontrollon shumicën e sektorëve, të gjithë të varur nga kryeministri, dhe nuk ka një konkurrencë të lirë mes kompanive të ndryshme.
Nëse do të kishte konkurrencë, do të kishim rritje të pagave, do të shkonim drejt uljes së çmimeve, do të rritej fuqia blerëse.
Është cinike edhe kjo që thotë se do të ulë TVSH-në e disa produkteve bazë, ndërkohë që rrit taksat e tjera.
Është si të thuash: “Do të ul TVSH-në mbi bukën”, dhe ndërkohë po e bombardon me taksa atë që po nxjerr taksa, atë që prodhon bukën. E nxjerr fare, e falimenton dhe pastaj thotë që mbi këtë bukën që ky do të prodhojë, do të ulë TVSH-në.
© SYRI.net
VIDEO-Letra e kongresmenëve/ Tela: Po kërkojnë nga Rubio shpalljen non grata të Ballukut dhe zyrtarëve të korruptuar
Kongresmenët sekretarit Rubio: Qeveria Rama përdor dhunë ndaj protestuesve që kërkojnë demokraci dhe llogaridhënie
Kongresmenët amerikanë kërkojnë përgjigje për Ballukun dhe Vlora Hysenin: Rama pengoi arrestimin e ish-zv.kryeministres