Senatori brazilian Flavio Bolsonaro ka mbërritur në Miami të Shteteve të Bashkuara, së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, pak ditë pas zgjedhjeve presidenciale në Brazil. Largimi i tij nga vendi u bë publik të martën, pasi refuzoi të pranonte humbjen përballë presidentit në detyrë dhe deklaroi se nuk njihte rezultatin. Bolsonaro po përballet me një hetim për pastrim parash, por mohon çdo akuzë. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ai nuk iu bind urdhrit të Gjykatës Supreme të Brazilit për dorëzimin e pasaportave, në kuadër të hetimit. Senatori pritet të humbasë imunitetin nga ndjekja penale në shkurt, kur përfundon edhe mandati i tij në Senat.