Netanyahu nuk bën dot shumicën! Doli i pari, por s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson te koalicioni me partitë arabe

28/10/2026 19:53

E ardhmja e kryeministrit të Izraelit varej në fije të perit të mërkurën, ndërsa numërimi i 70 për qind të votave vërtetoi se Benjamin Netanyahu e ka humbur shumicën qeverisëse dhe fati i tij politik tani varet nga përgatitja e partive hebraike të opozitës për të krijuar një front të përbashkët me partitë arabe, mbështetja e të cilave u rrit ndjeshëm në zgjedhjet e së martës.

Koalicioni i udhëhequr nga Netanjahu ka marrë 53 mandate, ndërsa rivalët e tij 48 mandate.

Udhëheqësi i bllokut opozitar hebre, gjenerali në pension Gadi Eisenkot, e përjashtoi një koalicion kaq të gjerë në një deklaratë të parakohshme fitoreje brenda natës për atë që ai e quajti një “shumicë sioniste”.

Ekspertët thonë se rol vendimtar do të kenë negociatat me partitë palestineze, të cilat kanë siguruar 19 mandate.

Netyanjahu i kritikoi publikisht ato, duke aluduar edhe për manipulime, por blloku opozitar reagoi ashpër, duke i quajtur justifikime pretendimet e kryeministrit në detyrë.

 

Top Channel