28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili u plagos me plumb gome në sy nga efektivët e policisë, gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, ka kaluar me sukses operacionin e kryer në Itali. I riu u plagos në përplasjet e dhunshme së të shtunës mes protestuesve dhe policisë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ju nënshtrua një ndërhyrjeje për të frenuar hemorragjinë në sy, por jo për nxjerrjen e plumbin të gomës.