Protesta e dhunshme e nisur para dy javësh, tashmë është shndërruar në një protestë-marshim në rrugët dhe institucionet kryesore të kryeqytetit. Të rinjtë kanë hequr dorë nga gurët e molotovët, ashtu si edhe policia nuk mbrohet më me gaz e plumba gome. Pikëtakimi i protestës ishte te Fakulteti i Mjekësisë që prej orëve të para të ditës. Gjimnazistë, studentë e pedagogë marshuan paqësisht drejt Ministrisë së Arsimit, ku përballë tyre qëndronin forcat e rendit, gjithashtu paqësorë.