Sezoni i 2008 nga Cristiano Ronaldo shpallet fitues i çmimit B.O.A.T., për Topin e Artë më të mirë në histori
Cristiano Ronaldo i vitit 2008 është zgjedhur si fitues i çmimit të ri B.O.A.T. (Greatest Ballon d’Or of All Time), të krijuar nga revista franceze France Football për të vlerësuar edicionin më të mirë të Topit të Artë në histori, raporton MARCA.
Portugezi triumfoi në votimin e lexuesve, duke lënë pas Lionel Messin e vitit 2012. Në këtë garë nuk u votua thjesht për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, por për një edicion të caktuar të Topit të Artë. Për këtë arsye, në mesin e kandidatëve ishin edhe versionet e ndryshme të Messit dhe Ronaldos, si dhe fitues të tjerë historikë të këtij çmimi.
Zgjedhja e vitit 2008 nuk është e rastësishme. Atë sezon, Ronaldo përjetoi kulmin e parë të karrierës së tij te Manchester United, duke u shndërruar nga një anësor spektakolar në një golashënues të jashtëzakonshëm.
42 gola dhe dy trofe madhorë në një sezon
Në edicionin 2007/08, Ronaldo shënoi 42 gola në 49 paraqitje në të gjitha garat për Manchester Unitedin.
Në Premier League realizoi 31 gola, duke fituar Këpucën e Artë të kampionatit anglez, ndërsa në Ligën e Kampionëve shënoi tetë herë dhe përfundoi si golashënuesi më i mirë i garës.
Paraqitjet e tij ishin vendimtare për sukseset e skuadrës së drejtuar nga Sir Alex Ferguson.
Manchester Unitedi e fitoi Premier League-n me 87 pikë, dy më shumë se Chelsea, ndërsa në finalen e Ligës së Kampionëve në Moskë mposhti pikërisht londinezët pas penalltive, pas barazimit 1:1 në kohën e rregullt.
Ronaldo shënoi golin e vetëm të Unitedit gjatë lojës, përpara se të humbiste penalltinë e tij në serinë vendimtare.
Dominimi i tij u reflektua edhe në votimin për Topin e Artë të vitit 2008.
Ronaldo grumbulloi 446 pikë, duke përfunduar dukshëm përpara Messit, i cili mori 281 pikë, dhe Fernando Torresit me 179 pikë. Portugezi u rendit i pari në 77 nga 96 fletëvotimet e gazetarëve dhe ishte i vetmi lojtar që u përfshi në të gjitha votimet.
Përveç Topit të Artë, Ronaldo fitoi edhe çmime të tjera individuale për sezonin e jashtëzakonshëm, përfshirë vlerësimin si lojtari më i mirë i vitit nga FIFPro.
Në moshën 23-vjeçare, ai e kishte vendosur tashmë veten në mesin e futbollistëve më të mirë të planetit.
Messi, Ronaldo dhe legjendat e futbollit në garë
Sipas listës së publikuar nga MARCA, në garën për çmimin B.O.A.T. u përfshinë edicionet e futbollistëve që e kanë fituar Topin e Artë të paktën dy herë gjatë karrierës.
Përveç Ronaldos dhe Messit, në listë ishin Ronaldo Nazário, Marco van Basten, Michel Platini, Johan Cruyff, Franz Beckenbauer, Alfredo Di Stéfano, Kevin Keegan dhe Karl-Heinz Rummenigge.
Votimi ishte i hapur për përdoruesit e France Football, të cilët mund të merrnin pjesë kundrejt një pagese prej një euroje për votë.
Sipas raportimit të MARCA-s, 5.009 persona votuan më shumë se një herë.
Me këtë vlerësim, sezoni i vitit 2008 i Cristiano Ronaldos merr një tjetër njohje, gati dy dekada pas triumfit të tij të parë në Topin e Artë. Një edicion që bashkoi statistikat mbresëlënëse, sukseset kolektive dhe ndikimin vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, pezullohen ndeshjet e Kupës së Mbretit
Dirk Kuyt emërohet trajner i përkohshëm i Fenerbahçes! Ndeshjen e parë do ta ketë kundër ish-klubit të tij, Liverpoolit
Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin
- 20:16 Dhoma e Tregtisë kundër paketës fiskale 2027, mbi 10 mld lekë barrë për biznesin
- 20:13 BE: Dimri i këtij viti do të jetë i vështirë, paralajmërojnë komisionerët e Energjisë dhe Mbrojtjes
- 20:09 Autostrada e re në Greqi, mediat greke: Udhëtimi Janinë–Kakavijë do të zgjasë vetëm 40 minuta
- 19:42 Trump lë të hapur mundësinë e ndërhyrjes për krijimin e një qeverie uniteti në Izrael
- 19:40 Presidenti izraelit iu bën thirrje partive të bëjnë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e reja
- 19:08 Qeveria miraton Aktin Normativ për të mbuluar shpenzimet e mjekimit për Erion Vishkullin