Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

28 Tetor 2026 | 20:39

Austria do të nisë një hetim parlamentar për përdorimin e syzeve inteligjente, mes shqetësimeve në rritje për cenimin e privatësisë dhe regjistrimin e fshehtë të qytetarëve. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga sekretari i shtetit për dixhitalizimin, Alexander Pröll, i cili prezantoi një propozim me tri faza për rregullimin e kësaj teknologjie.

Sipas transmetuesit publik austriak ORF, syzet inteligjente, të cilat mund të pajisen me kamera, mikrofonë dhe funksione të inteligjencës artificiale, do t’i nënshtrohen kufizimeve të posaçme për regjistrimin e imazheve dhe zërit.

Propozimi parashikon ndalimin e regjistrimeve në ambiente të ndjeshme, si shkollat, kopshtet, dhomat e zhveshjes, tualetet, gjykatat, burgjet, si dhe objektet policore dhe ushtarake. Ndërkohë, në hapësirat publike, regjistrimet duhet të jenë qartësisht të dukshme për personat e tjerë.

Sipas Pröll, hetimi parlamentar do të përfshijë ekspertë të shkencës, teknologjisë dhe mbrojtjes së të dhënave, si dhe përfaqësues të personave që mund të preken nga përdorimi i këtyre pajisjeve.

Autoritetet austriake kanë përjashtuar mundësinë e një ndalimi të plotë të syzeve inteligjente, duke synuar të gjejnë një ekuilibër mes zhvillimit teknologjik dhe mbrojtjes së privatësisë. Qëllimi është të parandalohet regjistrimi i njerëzve pa dijeninë ose pëlqimin e tyre, ndërsa teknologjia vazhdon të zhvillohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google ka prezantuar modelin e ri të inteligjencës artificiale, Gemini 4 Carbon, për të cilin pretendon se sjell përmirësime të ndjeshme në programim, kryerjen e...
20:36 | 28/10/2026

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Tre vëllezërit Alexander, mes tyre dy manjatë të pasurive të paluajtshme, janë dënuar me nga 30 vjet burg secili në SHBA, për drogimin dhe përdhunimin...
20:30 | 28/10/2026

Trump lë të hapur mundësinë e ndërhyrjes për krijimin e një qeverie uniteti në Izrael

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e përfshirjes në përpjekjet për krijimin e një qeverie uniteti në Izrael, të udhëhequr nga kryeministri...
19:42 | 28/10/2026