Kryesuesja e grupit të grave deputete dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, do të jetë e ftuar sot në emisionin “60 Minuta” në KTV për të diskutuar për përgjegjësinë politike e institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Cila është përgjegjësia politike e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt?
A ka dështim të zbatimit të politikave shtetërore për parandalimin e dhunës në familje?
A ka moszbatim të duhurave të Ligjit për parandalimin e dhunës në familje dhe kush duhet të japë përgjegjësi?
A mund të priten shkarkime brenda institucioneve pasi Sveçla e Gërvalla të dorëzojnë raportet e tyre për rastin e vrasjes së Zekajt?
Çka parasheh rezoluta e miratuar dje në Kuvendin e Kosovës dhe si pritet të implementimet ajo?
Edhe
Dështimi dhe përgjegjësia e shtetit në vrasjen e Arlinda Zekajt - sot në “60 Minuta” me Eliza Hoxhën
Çka pritet të adresojë komisioni hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe a pritet të kemi përgjegjësi konkrete e edhe llogaridhënie pas evidentimi të shkeljeve?
Cili zinxhir institucional, sipas Vetëvendojes, po dështon të adresojë dhunën në familje dhe a kemi parë ndërmarrje të masave në parandalimin e rasteve të tjera?
-
Rexhepi: Dënimet jomeritore për dhunuesit, një nga faktorët e vrasjes së grave
-
“Gjumi s’ka me iu marrë” – protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjet e Gërvallës dhe Sveçlës
-
Sot protestohet në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, thirrje për revoltë kombëtare
-
Kurti: Drejtimi i drejtësisë, urgjencë kombëtare