Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Jeton Sylaj

Jeton Sylaj

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt.

Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se Sylaj e ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Masa e paraburgimit llogaritet nga data 25.10.2026, në ora 20:00, deri me 24.11.2026, në ora 20:00.

Arlinda Zekaj u vra me sëpatë të dielën në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati, i cili vazhdon të jetë në arrati. 


Ish-bashkëshorti i Zekajt del para gjykatës

Edhe Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, djali i saj 12-vjeçar merret në kujdes nga shteti Arbëri Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, djali i saj 12-vjeçar merret në kujdes nga shteti

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka dalë para gjykatës në Pejë të martën. Ai dyshohet për veprën penale “mospërfillje e gjykatës”. Ndaj tij pritet të caktohet masa e sigurisë pas ndalimit 48-orësh. Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej një muaji.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim me arsyetimin se ekziston rreziku i arratisjes së të pandehurit. 

“... nga provat e siguruara deri në këtë fazë të procedurës rezulton se ekziton rreziku konkret i ikjes së të pandehurit. Përkatësisht duke u nisur nga fakti se i pandehuri Jeton ka shtetësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njëherit jeton në shtetin e Amerikës, rrethanë kjo që vërtetohet edhe nga deklarata e tij e dhënë pranë Prokurorisë më datë 23. 07. 2026”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

I pandehuri u ndalua nga Prokuroria, pas denoncimit nga Zekaj. E pas kthimit në shtëpi Zekaj u vra. I dyshuar është kunati i saj që gjendet në arrati.


Prokuroria kërkon paraburgimin e ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Edhe Kurti: MD-ja dhe MPB-ja kanë edhe 54 orë për raportin në  rastin e Arlinda Zekajt Arbëri Kurti: MD-ja dhe MPB-ja kanë edhe 54 orë për raportin në rastin e Arlinda Zekajt

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt., ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, që u vra të dielën. Për vrasjen është i dyshuar kunati i Zekajt, ndërsa bashkëshorti i saj është ndaluar për veprën penale të “mospërfilljes së gjykatës”.

I pandehuri u ndalua pak orë para vrasjes së Zekajt.

Në njoftim të Prokurorisë thuhet se ai nuk i është bindur aktvendimit të Gjykatës së Pejës për qëndrim në distancë. Në kërkesë, Prokuroria ka bërë të ditur se Sylaj e ka kërcënuar viktimën e se ia ka hedhur rrobat nga rrobalarësja në oborr të shtëpisë.

“Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026. Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Seanca do të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Pejë.

Edhe Një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin e të vrarës Arlinda Zekaj LAJMET E MBRËMJES Një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin e të vrarës Arlinda Zekaj

Rasti i kërcënimit ka ndodhur pak orë para se Zekaj të vritet me sëpatë në shtëpinë e saj. I dyshuar është kunati i saj, që është në arrati.

Prokuroria Themelore në Pejë ndaj Jeton Sylajt pati ngritur aktakuzë dy ditë para vrasjes së Zekajt. Aty akuzohet për veprën penale të kanosjes.