Avokati i Popullit ka shkuar në burgun e Fierit për të inspektuar ligjshmërinë e transferimit dhe të mbajtjes në izolim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Inspektimi synon të verifikojë rrethanat e transferimit të Veliajt në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, si dhe kushtet në të cilat ai po mbahet. Sipas informacionit të bërë publik, Veliaj ndodhet në izolim, në një qeli pa dritare dhe nën mbikëqyrje të plotë.
Inspektimi vjen pas transferimit të Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, më 28 tetor, dhe pas deklaratës së avokatit të tij Plarent Ndreca se ai po qëndron në një qeli pa dritare dhe nën mbikëqyrje të plotë.
Fokusi i verifikimeve është respektimi i ligjshmërisë së procedurave të transferimit dhe i të drejtave të personit të paraburgosur apo të burgosur, përfshirë kushtet e trajtimit dhe masat e sigurisë të vendosura ndaj tij.
Mw hewt ditwn e sotme, Veliaj, kundërshtoi transferimin nga burgu i Durrwsit nw atw tw Fierit, duke theksuar se procedura po kryhej pa iu vënë në dispozicion urdhri zyrtar dhe pa iu bërë të ditura arsyet ligjore.
Sipas Veliajt dhe avokatit Ndreca, edhe pse kërkuan disa herë të njihen me dokumentin që urdhëron lëvizjen dhe arsyet që e justifikojnë atë, ato nuk iu vunw nw dispozicion.

