Skënderbeu dhe Laçi ndajnë pikët, kurbinasit pranë përmbysjes në Korçë

Skënderbeu dhe Laçi ndajnë pikët, kurbinasit pranë përmbysjes në Korçë

20:29, 28/10/2026

Skënderbeu dhe Laçi janë ndalur në barazimin 1-1 në përballjen e vlefshme për javën e tetë të Superiores. Një ndeshje me dy gola dhe rivalitet të fortë, ku vendasit kaluan të parët në avantazh, ndërsa kurbinasit reaguan në pjesën e dytë dhe iu afruan fitores.

Skuadra korçare, e drejtuar nga Juljan Ahmataj, e nisi më mirë takimin dhe ushtroi presion në kërkim të golit. Këmbëngulja e vendasve u shpërblye në minutën e 27-të, kur Lagonidis dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Skënderbeut avantazhin.

Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë, por pas pushimit Laçi u shfaq më kërkues dhe ndryshoi rrjedhën e lojës. Miqtë rritën intensitetin dhe arritën të barazonin në minutën e 66-të me Traore.

Pas golit të barazimit, Laçi vijoi të kërkonte më shumë dhe pati mundësinë të përmbyste rezultatin, por nuk arriti ta shfrytëzonte rastin për të marrë tri pikët nga transferta në Korçë.

Në fund, të dyja skuadrat u detyruan të kënaqeshin me nga një pikë, në një takim ku Laçi tregoi forcë reagimi, ndërsa Skënderbeu nuk arriti të ruante avantazhin e pjesës së parë.

Pas javës së tetë të kampionatit, Laçi renditet në vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e shtatë me 10 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco